Trajnimi ishte pjesë e projektit"Mbështetje për qeverisjen lokale në Kosovë", zbatuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, i cili është duke zbatuar një seri aktivitetesh që synojnë forcimin e transparencës komunale përmes komunikimit të zgjeruar komunall me strukturat jo qeveritare dhe publikun.


Ne trajnim morën pjesë 18 zyrtarë komunal nga 11 komunat e rajonit, e që mirren me informacionin publik dhe aktivitetet në terren. Metodologjia interaktive e aplikuar gjatë trajnimit i mundësoi pjesëmarrësve që të përqëndrohen në përmirësimin e teknikave të kontaktimit, hartimit të lajmeve, komunikatave për shtyp dhe raportimin e aktiviteteve komunale.
