
Programi i USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku, në bashkëpunim me Fondacionin MDA, është duke implementuar projektin “Rritja e punësimit të të rinjëve Kosovar”. Projekti ka për qëllim të trajtojë problemet e nivelit të ulët të punësimit në mesin e të rinjve, duke i pajisur ata me aftësi të avancuara të ndërmarrësisë . Kjo do të arrihet përmes ofrimit të trajnimeve mbi aftësitë e avancuara të ndërmarrësisë, inkubatoreve të biznesit dhe mbështetjes financiare , si dhe mundësisë së punës praktike për të rinjtë me etnitete të ndryshme, me qëllim të krijimit të punonjësve dhe punëdhënësve të kualifikuar të rinj, duke rritur dialogun social dhe kontribuar në zhvillimin ekonomik. Për më shumë informacione dhe si të aplikoni , ju lutemi ndiqni vegëzat më poshtë :
http://www.usaidakt.org/sq/rritja-e-punesimit-te-te-rinjeve-kosovar/
www.mda-foundation.org
www.facebook.com/foundationmda