Përbërja dhe procesi i zgjedhjes të anëtarëve të komiteteve të komuniteteve
Përbërja e anëtarëve të komitetit për komunitete Komiteti përbëhet nga:
• Anëtarët e kuvendit të komunës dhe përfaqësuesve të komuniteteve;
• Çdo komunitet i cili banon në komunë duhet të jetë I përfaqësuar në komitet, pa marrë parasysh madhësinë e popullatës së tij;
• Përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë në komunë, përbëjnë shumicën në komitet;
Barazia gjinore dhe baraspesha gjeografike duhet të merret parasysh.
Zgjedhja e anëtarëve të komitetit për komunitete:
Procesi i përzgjedhjes:
• Kuvendi i komunës zgjedh anëtarët bazuar në rregulloren e punës së kuvendit;
• Komunitetet propozojnë përfaqësuesit e tyre në komitet, me kusht që ata të mos jenë anëtarë të kuvendit të komunës. Propozimet i përcillen për shqyrtim kuvendit të komunës;
• Duhet të jetë në përputhje me parimet demokratike të përfaqësimit dhe duke marrë parasysh, ndër të tjera, pozitën e personit në komunitetin e tij/saj;
• dhe/ose, përfshirjen e tij/saj në çështje të komunitetit të tij/saj;
• dhe/ose, raportin e tij/saj me anëtarët e komuniteteve të tjera në komunë;
Personi i cili përmbush kushtet për t’u votuar ka edhe të drejtë emërimi në komitet, me kusht që kandidati:
• Nuk është një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës apo I Shërbimit Policor të Kosovës;
• Nuk shërben si gjykatës apo prokuror;
• Nuk shërben si shërbyes civil apo si pjesë e ekzekutivit të komunës;
• Të mos i jetë hequr zotësia juridike me ndonjë vendim përfundimtar të gjykatës;
Kopja ti dorzohet: Kryesuesi i Kuvendit Komunal
Kllokot – Vërbovc
– Kryetari komunës;
– Kryesuesi i Kuvendit Komunal ____________________
– Zyrtarit për informim publik / Žarko Dejanović/
– Arhiva komunale
Ftohenë Qytetarët e komunës të të gjitha komuniteteve pamvarësisht në numër , të cilët jetoin në teritorin e komunës së Kllokot-Vërbovc-it se me datë 11.03.2014 në ora 10 :00 të marrin pjesë në debatin publik në sallën e Kuvendit Komunal në Kllokot lidhur me propozimin e antarëve kandidatë për komunitete për formimin e komisionit për komunitete në seancën e kuvendit komunal ecila është planifikuar në muajin Mars te vitit 2014