Kryetari i komunës zotëri Srecko Spasic e falenderoi zyrën e zëvendës kryeministrit dhe theksoi se me hapjen e kësaj zyreje në teritorin tonë do të zgjidhen problemet e qytetarëve dhe se do të jetë i rëndësisë së madhe sepse do të përmirësohet kualiteti i jetës së qytetarëve.
Projekti PLANI YNË ka për qëllim të përmirësoj kualitetin e jetës së qytetarëve në teritorin e komunës sonë përmes sërë projektesh dhe mundëson komunikim më të mirë më institucionet qendore të Kosovës.
Komuna ka dy administrator që do të punojnë në zyrën e posahapur KAPIN dhe të cilët do të kenë për detyrë të përditësojnë të dhënat në platformën e veb faqës Kapin,e ajo është sistemi i futjes së të dhënave dhe detalet e projekteve të cilët do të jenë të dukshme për të gjithë donatorët potencial.
Secili projekt i dorëzuar nga ana e qytetarëve do të protokolohet dhe arkivohet në arkivë,nga ana e administratorit në veb platformën Kaapin,dhe i sistemuar sipas nevojave të donatorëve ku do të jetë i dukshëm për të gjithë donatorët,ndërsa krahas qytetarëve projekte mund të dorëzojnë edhe OJQ-të si dhe institucionet ( arsimi,shëndetësia). Zëvendës kryeministri dhe koordinatori i listës serbe z.Branimir Stojanovic ka vizituar komunën e Kllokotit lidhur me prezantimin dhe hapjen e zyrës KAPIN në kuadër të projektit PLANI YNË dhe nënshkroi marrëveshtjen mbi bashkëpunimin me kryetarin e komunës zotëriun Srecko Spasic.
