Komuna e Kllokot-Vërbovcit në propozimin komuniteteve qytetarët e fshatit Vërbovc në identifikimin e projekteve prioritare për fshatin Vërbovc ndër projektet e tjera është zgjedhur projekti për ,,NDËRTIMIN E TROTUARIT NË VËRBOVC’’ nga donacioni USAID-AKT program i cili ka ndarë 42,444.31 € kurse komuna ka participuar mbi 20% gjegjësisht 10,683.45 € cka nënkupton se vlera totale është 53,127.76€.Punëkryes është firma N.N.SH.,,ILEAA-GR’’ nga Prishtina. Trotuari po ndërtohet në anën e majtë në realicionin e rrugës Viti –Letnicë duke filluar me pikat e ndërtimit nga varrezat ortodokse serbe në Vërbovc deri tek SH.F.,,Marko Rajkovic,,në Vërbovc. Ndërtimi është në fazën finalizuese dhe hapja solemne pritet të bëhet këtyre ditëve. Nuk ka bllokime të trafikut përreth punimeve në ndërtimin e trotuareve në pjesën e përmendur.