Prezent ishin 36 qytetarë,gjegjësisht 30 meshkuj dhe 6 femra të moshave të ndryshme. Gjithsej 36 nga të pranishmit 9 ishin shqipëtar. Takimin e hapi koordinatori I GPP Dragish Kojiq ,kurse prezent ishin edhe përfaqësuesit e OSBE-së,USAID-AKT,Grupi jo formal I grave këshilli rinor,Partners Kosova Green Zone.
Qytetarët propozuan 7 projekte me prioritet dhe kërkuan që të gjinden në listën e investimeve kapitale në mënyrë që të investohet nga ana e buxhetit komunal apo donacionet të cilat do të jenë të rëndësisë së madhe për të gjitha komunittet që jetojnë në teritorin e komunës tonë.
Projektet e tilla do të gjinden në listën e kornizës afatmesme buxhetore për vitin 2017-2019. Qytetarët kanë arsyetuar projektet se për cka janë të rëndësishme dhe se të bihet vendimi mbi kornizën afatmesme buxhetore në seancën e Kuvendit në mënyrë që propozimet e tyre të mirren për shqyrtim dhe gjetjen e donacioneve për investimet e tyre tek donatorët e mundshëm.
Në bazë të Planit të Veprimit mbi transparencën dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e planifikimit të buxhetit komunal I cili është aprovuar në seancën e Kuvendit në të cilën ka qenë aktiviteti I mbajtjes së debateve publike për kornizën eafatmesme buxhetore për vitin 2017-2019,është mbajtur debat publik me datë 17.06.2016 në ,,Shtëpinë e Kulturës’’ në Kllokot.
Organizatorët e debatit public kanë qenë Grupi I përbashkët Punues Komunal në bashkëpunim me përfaqësuesit e organizatës RTC nga projekti USAID –AKT.