Kryetari z.Srecko Spasic në deklarimin e tijë para qyterarëve theksoi : Komuna e Klokotit për vitin 2014 komplet buxhetin e ka pasur në vlerë 792,195.00 € nga granti qeveritar, prej tyre të hyrat e Planifikuara nga të Hyrat vetanake prej 80,000.00 € ,gjë që komplet buxheti përmban 872,195.00 €,Nga ajo 124 punëtorë përfshirë ,shëndetësinë,arsimin si dhe personat komunal për paga dhe meditje kanë qenë të ndara 581,144.00€,për mallëra dhe shërbime 84.600.00 €,për shpenzimet komunale 35.000.00€,subvencionet,2000.00€,dhe për shpenzime kapitale 169.451.00€. Sic po e shifni të nderuar qytetarë pjesa e madhe e buxhetit shkon për paga dhe meditje të puntorëve të cilët janë të punësuar,kurse pjesa tjetër e mjeteve janë detyrimet e ngarkuara të borxheve të mbetura nga qeverisja e kaluar. Një pjesë e madhe e mjeteve nga investimet kapitale janë paguar borxhet e vjetra,kështu që lirisht para Juve mund të them dhe përmes kësaj se mjetet na janë konfiskuar me 65.000 € të cilat I kishim në dispozicion komuna ka funksionuar pa asnjëë problem dhe cka është me rëendësi nuk kemi asnjëë borxh ndaj asnjë ofertuesi. Gjithashtu dëshiroj të theksoi që ekziston një pjesë e mjeteve nga buxheti I cili I cili është shfrytëzuar për pagesën e participimit të projekteve ,sin ë vijim:
-Ndërtimi I Qendrës së Mjekësisë Familjare për të cilat kemi ndarë rreth 43.500.00 € për participimin e projektit. Gjegjësisht ekzistojnë grantet e donacionit nga IOM-I vlera e të cilit është mbi 230.000.00€.
-Blerja e Cisternës dhe Kamionit për pastrimin e rrugëve projekti REK prej 60.000.00 € të cilat I kemi ndarë 20.000.00€,për participim në project përndryshe projekti I parë është donacion nga IOM-I,kurse e dyta është REK nga Prishtina.
-Ndërtimi I Sh.F.,,SVETI SAVA ‘’ në Kllokot në vlerë prej 480.000.00€ donacion nga IOM-i.
-Mobilimi I Shtëpisë së Kulturës në Kllokot në vlerë prej 29.000.00€ nga na e IOM-it.
Në fund të them që punët tona për vitin e ardhshëm është I lartë dhe posedojmë numër të madh të projekteve të cilët janë të pregaditura,por pasi që mjetet nga buxheti nuk na lejonë,sepse kemi vetëm 36.500.00€ në investime capital për vitin 2015,duhet të përqëndrohemi tëk donatorët dhe të kontribuojnë më shumë në grantet e komunës sonë….
Në debatin publik ishte prezent edhe drejtori I financave I cili mbështeti fjalimin e kruyetarit dhe theksoi që të gjitha obligimet janë shlyer dhe nga të gjitha vështirësitë janë shpenzuar nga investimet kapitale 131.537.00€ prej të cilave 68.000.00 € janë marrë për pagesa të gjykatave në emër të borxheve të vjetra nga viti 2013.Kuvendi ka refuzuar 35.000.00. € që të shfrytëzohen mjetet nga pagat dhe meditjet në mënyrë që most ë vie deri tek suficiti dhe ato mjete ashtu kanë përfunduar për shkak se Kuvendi ka refuzuar të marrë vendim mbi shfrytëzimin e tyre. Mjetet e mbetura janë shfrytëzuar në mënyrë të dedikuar.
Kryetari u përgjigj në shumë pyetje të qytetarëve prezent lidhur me buxhetin dhe e mbylli debatin public.
Kryetari I komunës së Kllokot-Vërbovcit z.Srecko Spasic me datë 26.12.2014 vj. Në sallën e Kuvendit Komunal në Kllokot duke filuar nga ora 11:00 mbajti debat public dhe paraqiti raportin qytetarëve të komunës mbi situatën ekonomiko-financiare dhe planeve investive për komunën e Kllokot –Vërbovcit.
Në debat ishin prezent rreth 30-40 qytetarë dhe përfaqsuesit e OSBE-së
Kryetari ishte I hapur për të gjitha pyetjet lidhur me buxhetin e komunës ndaj qytetarëve dhe ata kanë pasur rastin të parashtrojnë pytejte kryetarit ose të japin sygjerime të caktuara nga lart lidhur me buxhetin nga viti 2014.