
Kryetari I Komunës z.Srecko Spasic ju falënderua përfaqsuesve të BE –së dhe Ministrisë së Bujqësiusë dhe Zhvillimit Rural MBZHR për avancimin e komunës tonë me hapjen e kësaj Zyres për Shërbime Kshëllimore dhe kontributin për përmirsimin e shërbimeve të bujqësisë dhe zhvillimit ruralë . Ndër të tjera theksoi se komuna e jonë përveq turizmit është e njohur edhe me prodhime bujqësore dhe një numër I madh I qytetarëve është përcaktuar që të mirret me Bujqësi dhe si Bujq kanë arritur që të përmirsoin kushtet familjare të tyre që do të thotë se është një shenjë që sa më shumë njerz të kyqen qoft individualisht ose në formë grupore dhe me këtë të krijohen kushte për më shumë vende pune në mënyrë që të rriten prodhimet bujqësore , dhe kuptohet që të gjindet edhe një zgjidhje për plasim të tyre në treg . Zyrja është me shumë rëndësi dhe luten të gjithq qytetarët që ta vizitoin nëse e dëshiroin shërbimin e duhur informues për bujqësi .
Në fjalimin e tijë drej.Departamentit të shërbimit teknik këshillimor të MBZHR z.Hysen Thaqi e falënderoi kryetarin e Komunës z.Srecko Spasic për fjalët që tha për rolin dhe domethënjën e hapjes së Qendrës Informuese Komunale për Drejtorinë e Shërbimneve Teknike Kshëllimore , MBZHR.

Zyra do të punoi nga 08h deri në 16h në ndërtesën Komunale (shtepin e Cvtkovic Djordje në Kllokot ) , ku është e vendosur Zyra e Drejtorisë së Buijqësisë , Pylltarisë dhe Hidroekonomisë , qytetarët mund të paraqiten për cdo ditë tek këshilltarja për Bujqësi Nebahate Pira
Të nderuarë Qyetetarë të Komunës Kllokot/Vërbovc ,
Me datën : 20.01.2015 në lokalitetin e ndërtesës ku është e vendosur drejtorija për Bujqësi , Pylltari dhe Hidroekonomi në fshatin Kllokot është hapur zyra shërbimit kshëllimor për bujqësi dhe zhvillim rural , gjegjësisht Qendra Komunale informative .
Me rastin e hapjes së kësaj zyreje ishte prezent Kryetari I Komunës z.Srtecko Spasic , drejtori I Bujqësisë , pylltarisë dhe hidroekonomisë z.Svetozar Naskovic , Udhëheqësi I projektit të BE-së z.Rus Bul, Drejtor I drejtorisë së shërbimit kshëllimor dhe dhe shërbimeve teknike MBZHR z.Hysen Thaqi si dhe Qytetarë të Komunës .
Qëllimi I hapjes së Qendrës informuese (QIK) për bujqësi është dhënja e shërbimeve dhe këshillave bujqësore edhe për palët tjera të interesuara .
Qendra Informuese Komunale (QIK )ofron infrastrukturë fizike nëpër mes të cilës arrihet nivelizimi I standardeve profesionale të këshillave dhe kushteve të performancës së shërbimeve Komunale , duke mundësuar Këshilltarit Komunal për bujqësi që :
– të bashkpunoi dhe dhe të prezntoi në të gjitha shërbimet kshëllimore dhe aktivitetet e donatorëve të cilat I koordinon Drejtorija e shërbimeve Teknike kshëllimore (DSHKT).
– Të jetë përgjegjëse për zbatimin e planit të Zhvillimit Rural për Bujqësi ( ZHPRB) për vjetin 2014-2020 , strategjia e shërbimit kshëlimor për vitin 2012 -2016 Ligjit për Shërbimë kashëllimore për Bujqësi dhe zhvillim Rural dhe udhëzimet administrative .

