Temat të cilat janë diskutuar në takim ishin:
-Rrjedhat e administratës lokale, të arriturat dhe sfidat e këtij viti dhe planet për vitin 2017;
– Informatat nga qeveritarët ekzekutiv të komunës, për rëndësine e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesine planifikimit të buxhetit komunal;
– Prezantimi dhe diskutimi mbi kërkesat,nevojat dhe propozimet e qytetarëve,të cilët do të kenë mundësi të paraqesin komentet e tyre,vërejtjet dhe sygjerimet.
Takimin e udhëheqi koordinatori I Grupit të Përbashkët Punues ( GPP ),Dragisa Kojic I cili I njoftoi quytetarët për qëllimin e debatit public dhe iu mundësoi qytetarëve që mund të parashtrojnë pyetje direkte të gjithë drejtorëve të drejtorive të komunës së Kllokot-Vërbovcit të ciliët ishin present në takim si dhe nënkryetarit për komunitete z.Hasan Rashitit. Drejtori për ekonomi,buxhet dhe financa Nikola Nojkic I njoftoi qytetarët me cilat problem jemi ballafaquar lidhur me buxhetin dhe sa mjete kemi në disponim për investime kapitale,dhe po ashtu I njoftoi qytetarët se cilat janë të gjitha ato projekte të investimeve kapitale janë bërë nga donacionet ku komuna ka participuar në bazë të marrëveshtjes.
Drejtori për bujqësi,pylltari dhe hidroekonomi, Svetozar Naskovic qyteratë e pranishëm I njoftoi se është në process në program interesant të cilin e zbaton USAID-AKT,rreth farës së mjedrës,boronicës,manaferrës dhe I obligoi që të gjithë të qytetarëve fermerëve të interesuar tu ndihmoj në këshilla dhe udhërrëfimin e fillimit të këtij program në teritorin e komunës tonë.
Qytetarët ishin të kënaqur që qeverisja komunale ka dalur me këso ideje që të mbaj takim me qytetarët sepse kjo nuk ka ndodhur vitë më parë në këtë fshat dhe të gjithë qyter=tarët ë fshatit Mogillë pamarparasysh përkatësin etnike kanë përkrahur cdo ide të propozuar projektuese nga cdo qytetar I fshatit të tyre.
Qytetarët kanë identifikuar më shumë se 10 projekte si prioritet për fshatin Mogillë.
Të gjitha detalet e projekte janë shënuar në tabelë dhe kanë qenë të shikueshme për të gjithë të pranishmit, e të cilat do të mirren nga ana e drejtorisë për ekonomi,buxhet dhe financa që të vendosen në listën e investimeve kapitale. Pjesëmarrje në diskutime qytetarët kanë pasur pa kufij dhe kanë marrë përgjigjen nga udhëheqësit competent të cilët ishin present në takim. Takimi u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe trasparente dhe përfundoi në orën 19:35. Në bazë të planit të veprimit grupi I përbashëkt punues (GPP),e cila është formuar me vendim të kryetarit të komunës z.Srecko Spasic e cila numëron 13 anëtar është ën bashkëpunim me organizatën RTC dhe USAID-AKT në teritorin e komunës sonë është mbajtur takimi në fshatin Mogillë. Debati publik është mbajtur më datën 10.05.2016 në shkollën fillore multietnike në Mogillë,lidhur me rritjen e pjesëmarrjes së qytetaqrëve në proceset e komunës vendmimarrjes së pregaditjes të listës së projekteve kapitale të cilat do të listohen në listën e investimeve kapitale pas preagitjes së kornizës afatmesme buxhetore. Në debatin publik kanë qenë pjesëmarrësh diku rreth 50 qytetar të të dy komuniteve( shqiptar dhe serb ) të cilët jetojnë në Mogillë.