Megjithatë, dëgjimet publike të mbajtura kohëve e fundit për buxhetin komunal në Kllokot tregojn se kjo qeveri lokale aktuale është duke i adresuar me sukses këto sfida. Pas dëgjimit publik të buxhetit në muajin qershor, autoritetet e qeverisjes lokale më kanë organizuar me sukses edhe debatin e Dytë publik me qytetarët e kësaj komune për të diskutuar për buxhetin komunal të vitit 2014. Në këtë debat kanë marrë pjesë një numër relativisht i madhe i qytetarëve të interesuar rreth 30 perfaqesues te fshatrave, shoqerise civile, Organizatave joqeveritare, rinise etj ku një pjesë ishin edhe punëtorë te administrates.
Pavarësisht nga fakti se kjo komunë nuk ka traditë të gjatë në angazhimin e qytetarëve në procesin e buxhetimit dhe është një prej komunave më të vogëla në Kosovë në lidhje sa i përket popullsisë saj dhe territorit, konsultimet publike për buxhetin komunal 2014 kanë tërhequr vëmendjen e një numri të madh të qytetarëve.
Në fillim të këtij seance publike, disa skjarime I ka bere drejtori I Drejtorisë për buxhet dhe financa z.Lubomir Përzhiq rreth hartimit të buxhetit komunal për vitin 2014 si dhe ka prezantuar edhe një listë të projekteve prioritare, të cilat u propozuan nga qytetarët gjatë dëgjimit të parë publik.
Ai gjatë fjalimit të tij të hapjes theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e planifikimit të buxhetit komunal, si dhe shprehu mirënjohjen për qytetarët që ishin prezent si dhe mediave për interesimin e tyre, përgjegjësinë dhe vullnetin për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes në lidhje me çështjet të tilla të interesit publik."Shpenzimet e mjeteve publike në mënyr të ndërgjegjshme dhe të drejtë varen edhe nga pjesëmarrja juaj në këto dëgjimeve buxhetore dhe pushteti vendor synon që në vitin e ardhshëm të zbatojë të paktën disa nga projektet prioritare në çdo fshati /vendbanimi të komunitetit tonë", theksoi drejtori Përzhiq..
Pas fjalimit të tij, radha i është dhënë qytetarëve, të cilët përsëri patën mundësi për të propozuar dhe të diskutuar prioritetet për vitin e ardhshëm, si dhe të zhvillojnë një plan se çfarë dhe pse këto projekte duhet të financohet nga buxheti komunal 2014.Por diskutimet nga pjesmarrësit ishin të pakëta !.
Transparenca në përgatitjen e buxheteve komunale dhe përfshirjen sistematike të një numri më të madh të qytetarëve në miratimin, planifikimin dhe zbatimin e buxhetit është një sfidë për të gjitha komunat në Kosovë. Megjithatë, dëgjimet publike të mbajtura kohëve e fundit për buxhetin komunal në Kllokot tregojn se kjo qeveri lokale është duke i adresuar me sukses këto sfida. Pas dëgjimit publik të buxhetit në muajin qershor, autoritetet e qeverisjes lokale më 31.korrik 2013 me fillim në ora 12,00 , /me një orë vonesë nga termini i caktuar në ftesat publike/ në sallën e KK-së, kanë organizuar me sukses edhe debatin e Dytë publik me qytetarët e kësaj komune për të diskutuar për buxhetin komunal të vitit 2014.