Me kwtw rast Ditën e gruas 8 marsin në emër të institicioneve të komunës u ka uruar grave Sasha Mirkoviq kryetar i komunës cili është shprehur se institucionet e komunës së Kllokotit, janë duke u munduar që të femrat të kenë vendin e merituar dhe që të jenë të barabarta në të gjitha segmentet e jetës shoqërore e publike me të tjerët.
Gjithashtu është prezantuar dhe debatuar për Rregulllorën komunale për barazi gjinore të hartuar nga Komuna Kllokotit konkretisht nga Zyrtarja për Barazi Gjinore Katarina Filipoviq. E është folur edhe për promovimin e barazisë gjinore .
Ndërsa Milica Mirkoviq, kryetare e Grupit Joformal të Grave të kësaj komune , ka kërkuar nga gratë që të paraqesin mendimet dhe propozimet e tyre me qëllim që çështjet barazisë gjinore të ngritët në instancat komunale.
Gjatë këtij debati gratë e kësaj komune kanë dhënë rekomandime të cilat do të ju adresohen organeve komunale. Kjo tryezë është organizuar nga grupi i Grave të Komunës së Kllokotit , në bashkëpunim me Zyrtaren e Barazisë Gjinore si dhe Zyrën rajonale te OSBE-se.
Me rastin e 8 marsit Ditës ndërkombëtare të Gruas në Kllokot është mbajtur sot një tryezë pune menje grp te grave te kesaj komune .