Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Ministarstvo Poljoprivrede, Šumarstva i Ruralnog Razvoja
Ministry of Agriculture, Forestry and Rural Development
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë/Agencija za Razvoj Poloprivrede/ Agriculture Development Agency
DIVIZIONI PËR KOMUNIKIM ME PUBLIKUN/ DIVIZIE ZA JAVNO KOMUNICIRANJE/
/DIVISION OF PUBLIC COMMUNICATION/
THIRRJE PËR APLIKIM
Për pagesa direkte në blegtori për vitin 2014
(Lopë, buallica, dele dhe dhi në prodhimtarinë aktive të qumështit, dosa për riprodhim dhe bletë)
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural edhe këtë vit do të vazhdojë të mbështes sektorin e blegtorisë përmes pagesave direkte. Niveli i mbështetjes do të jetë:
Pagesa direkte – Lopë dhe Buallica qumështore 50 € /krerë
Pagesa direkte – Dele dhe dhi qumështore 10 € / krerë
Pagesat direkte – Dosa për riprodhim 20 € / krerë
Pagesat direkte – Bletë 10 €/ shoqëri bletësh (koshere)
Fermerët që aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kritere:
– Duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
– Të kenë minimum 5 krerë lopë qumështore dhe buallica qumështore ose gjithsej 5 krerë lopë qumështore dhe buallica qumështore së bashku dhe në maksimum 50 krerë në prodhimtarinë aktive të qumështit;
– Të kenë minimum 30 krerë dhe në maksimum 500 krerë dele në prodhimtarinë aktive të qumështit;
– Të kenë minimum 20 krerë dhe në maksimum 500 krerë dhi në prodhimtarinë aktive të qumështit;
– Të kenë minimum 30 shoqëri bletësh dhe në maksimum 500 shoqëri bletësh (koshere);
– Të kenë minimum 2 krerë dosa për riprodhim;
– Kafshët duhet të jenë të matrikuluara me matrikul të Republikës së Kosovës ose me matrikul të vendeve anëtare të BE-së;
– Bletarët mund t’i kenë të vendosura shoqëritë e bletëve (kosheret) më së shumti në tri (3) bletishte;
– Kosheret duhet të jenë të shënjuara me numër identifikues të pronës, sipas një rregullimi të brendshëm nga MBPZHR-ja ( lidhur me këtë fermerët do të njoftohen në momentin e aplikimit).
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
Fotokopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
Konfirmimin nga banka për xhirollogarinë bankare te aplikuesit;
Regjistrin e lëshuar nga praktikat veterinare të kontraktura nga AUV-ja, duke u bazuar në të dhënat e sistemit të Identifikimit & Regjistrimit të kafshëve në AUV, për lopët qumështore, buallicat qumështore, delet qumështore, dhitë qumështore dhe dosat për riprodhim.
Dëshminë që është i regjistruar në regjistrin e fermës;
Dëshmin për pagesën e tatimit mbi pronë;
Fotokopjen e certifikatës për prodhimin organike të mjaltit. Certifikata duhet të jetë e lëshuar nga trupa certifikues;
Fermerët e certifikuar për prodhimin organikë të mjaltit, fotokopjen e certifikatës duhet t’ia bashkëngjisin dokumentacionit jo me larg se 10 ditë nga data e certifikimit.
Periudha e aplikimit:
Aplikimi zgjatë 30 ditë kalendarike dhe fillon prej momentit të shpalljes së thirrjes për aplikim.
Aplikimi duhet të bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë fermerët fillimisht, gjatë aplikimit janë të obliguar të plotësojnë formularin për regjistrim në Regjistrin e fermerëve, i cili është parakusht për përfitimin e mbështetjes.
· Gjatë procedurës së kontrollit, në rast të gjetjes së shkeljeve do të aplikohen masa ndëshkimore, duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ MBPZHR Nr.02/2014 për Pagesat Direkte në Bujqësi për vitin 2014.
Sqarim:
· Dokumentacioni për aplikim duhet të dorëzohet në dy kopje dhe brenda periudhës së aplikimit. Dorëzimi i dokumentacionit pas përfundimit të afatit të publikuar, nuk do të pranohet për shqyrtim.
· Fermerët bletarë të certifikuar për prodhimtari organike të mjaltit subvencionohen në shume prej 15 euro /shoqëri bletësh (koshere).
· Regjistrin e kafshëve fermerët mund ta marrin në stacionet e autorizuara nga AUV-ja sipas tabelës ne vijim:
1.
K.F.V “SIMENTAL” Lot 17
VITI
ARSIM ADEMI
044 284 006
valonsherifi01@hotmail.com