Projekti: Aktivitetet për Gjenerimin e të Ardhurave
RRETH PROJEKTIT:
Me financim dhe mbështetje nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut Foundation Kosovo-Luxembourg është duke zbatuar projektin për " Gjenerimin e të Ardhurave ". Ky projekt ka për qëllim dhënien e mbështetjes financiare individëve të cilët vijnë nga komuna e Zveçanit, Leposaviqit, Vitisë dhe Kllokotit dhe të cilët kanë për qëllim hapjen e biznesit apo zgjerimin e biznesit ekzistues.
KUSH MUND TË APLIKOJË:
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë banorët nga komunat: Zveçan, Leposaviq, Viti dhe Kllokot.
FORMAT PËR APLIKIM MUND TË MERREN:
Në ueb faqen zyrtare të Foundation Kosovo-Luxembourg; http://www.fkl-ks.org/
Në ueb faqen zyrtare të Komunës së Kllokotit; https://kllokot.rks-gov.net/
Në Facebook: Foundation Kosovo-Luxembourg
SESIONET INFORMUESE:
Sesionet informuese në Komunën e Kllokotit do të mbahen më:
7 Gusht 2017, e Hënë, ora 11:00h, në Shkollën Fillore “Gjon Serreqi” – Mogillë, Komuna Kllokot (sesioni mbahet në gjuhën shqipe)
7 Gusht 2017, e Hënë, ora 13:00, në Qendrën e Kulturës, Komuna Kllokot (sesioni mbahet në gjuhën serbe)
Pas përfundimit të sesionit informues, kandidatët e interesuar për aplikim do të mund të marrin udhëzuesin për aplikim.
DATA E FUNDIT PËR APLIKIM DHE DORËZIM TË APLIKACIONIT:
Faza e aplikimit hapet që nga data 7 Gusht 2017
Data e fundit për aplikim është me 31 Gusht 2017, e Enjte, ora 16:00h
Forma e plotësuar duhet të dorëzohet në postën kryesore – Ferizaj, në adresën:
Foundation Kosovo-Luxembourg
Fahu Postar, Nr.9
70000 Ferizaj, Kosovë
Ky projekt financohet dhe mbështetet nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, ndërsa zbatohet nga Foundation Kosovo-Luxembourg