Zyra e Kuvendit Komunal ka caktuar seancën ceremoniale inauguruese të Kuvendit Komunal të Kllokotit brenda afatit ligjor të 1 dhjetorit 2025 për 10 dhjetor 2025.
Seanca do të mbahet në ambientet e “Shtëpisë së Kulturës” në Kllokot, e vendosur në rrugën: Petra i Pavla, duke filluar nga ora 10:00.
Në seancë do të marrin pjesë të gjithë këshilltarët e sapozgjedhur të Kuvendit Komunal, 15 prej tyre në detyrë, me kryetarin e sapozgjedhur të komunës i cili do të bëjë betimin dhe do të verifikojë mandatet e marra nga qytetarët në zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor 2025.
Seanca është e hapur për publikun.