ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
22 tetor 2017
PERIUDHA E KONFIRMIMIT DHE KUNDËRSHTIMIT TË LISTËS VOTUESE
Fillon me 29 gusht dhe përfundon me 12 shator 2017
Gjatë kësaj periudhe, secili votues mund të shikoj Listën e Votuesve e cila do të bëhet publike në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve www.kqz-ks.org ose në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.
Sigurohuni që emri juaj gjendet në Listën e Votuesve, verifikoni emrat e atyre që i njihni dhe sigurohuni se të gjithë janë përfshirë në Listën e Votuesve të komunës tuaj.
Po ashtu, secili votues që është regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës, mund ta shqyrtoi Listën Votuese në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve: “Lista preliminare e votuesve jashtë Kosovës”.
Për çfarëdo lëshimi apo parregullsie, duke përfshirë edhe emrat e personave që kanë ndërruar jetë e gjenden në Listën Votuese, dhe me qëllim të përmirësimit të Listës së Votuesve, gjatë kësaj periudhe, ju mund ta drejtoni ankesën pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.
Formularin përkatës mund ta gjeni në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org apo në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.
Për informata shtesë mund të kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555