Dy kreret e komunes se Kllokotit, kryetari i Komunës së z.Sreqko Spasiq dhe nënkryetari për Komunitete në këtë komunë z.Hasan Rashiti, kanë takuar dje Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Indi- Kosovë. me qe rast kane njoftuar mysafiret nga India per rrejdhat aktuale te zhvillimeve ne komune kane biseduar me perfaqesuesit nga India rreth mundësisë investimeve nga ky institucion në fusha të ndryshme si Bujqësi,Turizëm dhe prodhim të ujit mineral.
Nënkryetari për komunitete në këtë komunë, ka falënderuar përzemërsisht Odën Ekonomike të Indisë në Kosovë për interesimin që kanë treguar për të investuar në ekonominë e kësaj komune.
Gjatë diskutimeve z. Rashiti eshte shprehur se komuna si isntitucion do te angazhohet per te krijuar kushte dhe mundesi kushte shumë të favorshme për të investuar në këtë komunë, dhe njëkohësisht është zotuar se komuna e Kllokotit do të jep maksimumin për të krijuar lehtësira në harmoni me ligjet dhe sigurinë brenda kompetencave që posedon ajo.
Ai gjithashtu ju ka kujtuar atyre se komuna e Kllokotit është e njohur në regjion për burimin e ujërave termo-minerale.
Ata u shprehen se përveç që na nevojitet përkrahja e juaj lokale, ne kemi nevojë edhe për një siguri të investimeve edhe nga qeveria qendrore.