Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e Këshillave të fshatrave të Komunës së Kllokotit kanë kërkuar të drejtën e përfaqsimit të komunitetit të tyre në komisionet monitoruese të projekteve kapitale që realizohen në lokalitetet e tyre.
Përfaqësuesit i fshatit Mogillë ,ka thënë se pasi këshillat e rregullores komunale për bashkëpunim të komunës me fshatra,komuna hapin e parë që duhet t’u sigurojë mundësinë që të kenë informata të plota mbi projektet që realizohen në lokalitetet e tyre si dhe t’u mundësojë përfaqësimin në komisionet mbikëqyrëse këtyre projekteve.
Por sipas Miroslav Stoliqit,zyrtar komunal për projekte në Kllokot ,mospërfaqësimi i këshillave të fshatrave nëpër komisonet mbikëqyrse të projekteve kapitale lidhet me kufizimit buxhetore pasi ,sipas tij,Komuna në pamundësi të kompensojë profesionistët dhe anëtarët e tjerë që do të përfshiheshin në komesionet monitoruese të projekteve ,është detyruar që këto komisione t’i plotësojë me anëtarë nga shërbimi civil i administratës komunale.
”Nëse përfaqësuesit e fshatrave shprehin gatishmëri që të jenë pjesë e komisioneve ,atëherë si komunë e mirëpresim këtë hap të tyre ,pasi kjo ndihmon komunën që projektet të cilat i realizon nëpër lokalitete të ndryshme t’i monitorojë më lehtë”, ka thënë Stoliq.
Ne foto: pamje nga punetoria ne Kllokot
Në Kllokot të enjtën më 23 maj 2013 në restaurantin “Tina” në organizim të projektit LOGOS është mbajtur punëtoria njëditore më të gjithë anëtarët e Kshuillave të fshatrave të komunës sonë e ku ishte prezent edhe kryetari i komunës Sasha Mirkoviq.
Foto: Kryetari i komunes Sasha Mirkoviq,duke pershendetur te pranishmit