Me datë 05.02.2013-të në Gjilan (në restorantin Bujana) është mbajtur takim, gjegjësisht punëtori me temë „Plani Operativ për vitin 2013-të“. në takimin që është organizuar nga ana e LOGOS-it kanë marrë pjesë: zëvendës ministri i MAVL-e, z. Basri Masmurati, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës AKO z. Sazan Ibrahimi, nënkryetari i komunës së Ranillugut z. Titmoir Steviq dhe kryesuesi i K.K të Ranillugut z. Vlladica Aritonoviq, kryetari i komunës së Kamenicës z. Shaip Surdulli kryetari i komunës së Kaçanikut z. Besim Ilazi kryetari i komunës së Novo Bërdos z. Bajrush Ymeri, kryetari i komunës së Vitisë z. Nexmedin Arifi, kryetari i komunës së Hani i Elezit z. Rufki Suma, zëvendës kryetari i komunës së Kllokotit z. Marko Svilanoviq, kryetari i komunës së Parteshit z. Nenad Cvetkoviq, zëvendës kryetari i komunës së Shtërpcës z. Rodolub Mladenoviq .
Zyrtaret e posaçme të këtij takimi të këshillit drejtues kanë qen: z-nja Saranda Cana- Zyra Zvicërane për bashkëpunim në Kosovë, z. Norbert Piljs-HELVETAS, si dhe përfaqësuesit tjerë të HELVETAS-it, Mentor Rexhepi, Ermira Salihu,Fatime Rrahmani dhe Merita Bareleva.
Takimi është mbajtur me qëllim të nënshkrimit të memorandumit mbi bashkëpunimin e komunave të përmendura me organizatën e LOGOS-it për vitin 2013-të. „Do të punojmë me ju dhe do të bisedojmë me të gjithë se në cilat fusha më së tepërmi do të angazhohemi. Kemi punuar në procesin e buxheti për planin hapësinor, barazi gjinore dhe në shumë projekte të tjera në vitin e kaluar 2012-të dhe kemi qen shumë të suksesshëm. Shpresoj që ky vit i bashkëpunimit do të na sjell rezultate të reja“ ka thënë Norbert Pijls.
Në emër të komunës së Kllokotit memorandumin e bashkëpunimit e ka nënshkruar z. Marko Svilanoviq, pas së cilës është mbajtur punëtori për planin operativ për vitin 2013-të.
Vazhdohet bashkëpunimi i komunës së Kllokot-Verbovcit me organizatën Zvicrane LOGOS edhe në vitin 2013-të, dhe angazhimet e përbashkëta për realizimin e projekteve të rëndësishme për banorët e komunës së Kllokotit