Këtë vendim kuvendi e mori me propizimin e kryetarit të Komunës, Sasha Mirkoviq, i cili ka thënë se Komuna e Kllokotit në bashkëpunim me USAID-in është duke punuar në hartimin e një rregulloreje të bazuar në Ligjin për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, dhe ku parashihet e drejta e komunës për të dhënë ë shfrytëzim këto prona dhe për inkasim të të hyrave vetjake nga taksat që do të paguajnë pronarët që shfrytëzojnë pronën komunale.
”Në komunën e Kllokotit ka prona komunale në sipërfaqe relativisht të mëdha që shfrytëzohen nga bizneset, të cilat deri më tani nuk kanë paguar taksa, prandaj përmes rregullores për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale janë të interesuara që këto biznese tani e tutje të paguajnë taksa ashtu siç parasheh ligji”, ka thënë Mirkoviq
Kuvendi Komunal i Kllokotit, në mbledhjën saj te rregullt te treten me radhe te mbajtur me 28mars 2013 , i ka dhënë pëlqimin ekzekutivit të Komunës që të iniciojë procesin e regjistrimit të pronave komunale, të cilat shfrytëzohen nga biznese të ndryshme dhe që nuk i paguajnë taksa komunës.