Sot në lokalet e KRU “Hidromorava” në Gjilan është bërë ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për shërbime në mes KRU “Hidromorava” dhe Komunës së Kllokotit.
Nënkryetari për Komunitete në Komunën e Kllokotit, Hasan Rashiti dhe Drejtori i Administratës dhe Shërbimeve publike, Hidajet Ahmeti pas një punë disa mujore me përfaqësuesit e asociacionit të përbashkët Dorsch Group dhe CDI-së, sot nënshkruan marrëveshjen për funksionalizimin e ujësjellësit dhe mirëmbajtjen e kanalizimit.Ky program do të realizohet nga asociacioni i përbashkët Dorsch Group (nga Gjermania) dhe CDI (nga Kosova) dhe financohet nga Qeveria Zvicerane dhe ajo e Kosovës.
Marrëveshjet e nënshkruara do të hapin mundësit e fillimit të investimeve të cilat priten të ndodhin për rehabilitimin e sistemeve ekzistuese të ujësjellësit në katër vendbanimet e Komunës së Kllokotit.
Pas rehabilitimit dhe pranimit teknik të këtyre sistemeve pritet që këto sisteme të integrohen plotësisht në K.R.U “Hidromorava” me themelimin edhe të njësisë së veçantë operative në komunën e Kllokotit.
Programi pritet të përfundojë në fund të vitit 2017, Komuna e Kllokotit do të jetë në vazhdimësi në koordinim me KRU “Hidromorava” Dorsh-Cdi për mbarëvajtjen e këtij projekti me rëndësi për qytetarët e kësaj komune, njofton për VitiaLive zyra për informim pran Komunës së Kllokotit.