Në mbështetje të projektit LOGOS, komuna e Kllokotit në vazhdimësi ka konsultuar qytetarët rreth planifikimit dhe ekzekutimit të buxhetit dhe kjo na ka ndihmuar që të jemi më transparentë dhe të punojmë në qazë të nevojave që janë shtruar nga vetë qytetarët”, ka thënë Halili. Ndërsa, drejtori i Drejtorisë komunale për Ekonomi, Lubomir Przhiq, ka thënë se komuna e Kllokotit disponon një buxhet prej rreth 915 mijë euro dhe në pjesën e këtij buxheti ku janë paraparë investimet kapitale, komuna gjitha projektet i ka realizuar në bazë të kërkesave të qytetarëve. “Përmes debateve të këtij lloji kemi identifikuar nevojat e qytetarëve dhe këto projekte i kemi vendosë si prioritete në listën e investimeve kapitale të cilat janë realizuar me grande të qeverisë së Kosovës, buxhetit komunal dhe donatorë të ndryshëm siç është LOGOS-i, Cartisi i Luksemburgut apo USAID-i”, ka thënë Przhiq.
Drejtoria për buxhet dhe Financa e Komunës së Kllokotit, tw martwn mw 18 qershor 2013 ,në mbështetje të projektit për qeverisje lokale dhe decentralizim LOGOS, që financohet nga qeveria zvicerane, ka organizuar debatin publik me qytetarë me temë “Planifikimin e buxhetit komunal me pjesëmarrje aktive të qytetarëve” . Nënkryetari i komunës së Kllokotit, Refik Halili, pasi ka vlerësuar lartë mbështetjen që është duke i dhënë projekti LOGOS, komunës së Kllokotit në ngritjen e transparencës për gjatë procesit të planifikimit dhe ekzekutimit të buxhetit komunal, ka thënë se, pjesëmarrja e qytetarëve në planifikimin e buxhetit komunal është në interes të komunës, pasi kjo i ndihmon institucionet komunale që të identifikojnë më drejtë projektet kapitale që janë në interes të qytetarëve.