Klokot-Vrbovac/ Komuna e Kllokot-Vrbovc/Municipality of Klokot-Vrbovac
Drejtoria per Bujqësi,Pylltari dhe Hidroekonomi
I N F O R M A C I ON
Sot për një vizite të shkurtër ne Komunen e Kllokotit ishin përfaqesuesit e Shërbimit Keshillimor nga Ministria e Bujqesise,Pylltarise dhe Zhvillimit Rural, z. Hysni Thaqi – Drejtor i Sherbimit Keshillimor dhe Shaban Dreshaj – shef i këtij sektori,ku patem nje takim te shkurter me Nenkryetarin per Komunitete z.Hasan Rashiti , Drejtorin e Bujqësisë z. Selver Fejza, si dhe zyrtarën komunale pranë këtij shërbimi znj.Nebahate Pira.
Takimi kaloj në një atmosferë të ngrohtë miqësore,dhe të dyja palët u zotuan për një bashkëpunim më të thellë ,që do të ishte në dobi të fermerëve te komunës dhe zhvillimit rural ,pasi që Komuna e Kllokotit njihet si një komunë tipike bujqësore.
Si rezultat i marreveshjes u arrit pajtimi që edhe Komuna e Kllokotit të ketë një zyrë që do të shërbente si nje qender këshilluese per fermere ,në kuader te Drejtorise se Bujqësisë në Kllokot,ku përmes këshillave do tu pergjigjej kërkesave dhe nevojave te fermerëve.Përfaqësuesit e ketij shërbimi u zotuan se do ta mbështesin këtë zyrë me paisje të nevojshme për punë ,përfaqësuesit Komunal u zotuan se do ti japin mbeshtetje shërbimit këshillimor me kuadro profesionale nga stafi i Komunes . .
Zyrtarja për mbrojtje dhe
kontrollë të tokës bujqësore
Kllokot 07.04.2014 Nebahate Pira