Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government
Divizioni për Komunikim me Publikun
Divizie za Javno Komuniciranje
Division of Public Communication
THIRRJE PËR APLIKIM
Për Pagesa Direkte për perime në fushë të hapur për vitin 2014
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural këtë vit do të mbështes sektorin e perimekulturës përmes pagesave direkte për njësi të sipërfaqes (hektar) së mbjellë me perime në fushë të hapur. Niveli i mbështetjes do të jetë:
Pagesa Direkte – perime në fushë të hapur 300 €/ha
Fermerët që aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte:
Duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
· Të kenë të mbjellë së paku 0.50 ha tokë me perime në fushë të hapur;
· Parcela e mbjellë me perime në fushë të hapur duhet të jetë në minimum 0.20 ha;
Sipërfaqja e tokës e marrë me qera, duhet të jetë e kontraktuar së paku për një vit (kontrata duhet të jetë e lidhur dhe e nënshkruar në mes të dy palëve – qeradhënësit dhe qeramarrësit);
· Sipërfaqja e marrë me qera duhet të jetë minimum 0.20 ha.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
· Kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
· Konfirmimin nga banka për xhirollogarinë bankare të aplikuesit;
· Kopjen e certifikatës së regjistrimit të biznesit për personat juridik;
· Dëshminë nga kadastra mbi sipërfaqen e tokës së punueshme në pronësi ose kopjen e kontratës që dëshmon disponueshmërinë e tokës bujqësore;
· Dëshmi për pagesën e tatimit mbi pronë;
· Kontratën për sipërfaqen e tokës bujqësore të marrë me qera, e cila duhet të jetë e lidhur dhe e nënshkruar në mes të dy palëve – qeradhënësit dhe qeramarrësit.
Perimet e kultivuara në fushë të hapur, të cilat do të subvencionohen në vitin 2014 mund t’i gjeni në tabelën e mëposhtme:
Nr.
Emri i kulturës perimore
1
Patatja
2
Domatja
3
Patligjani zi
4
Speci
5
Kungulli i misirit
6
Kungulli
7
Kungulleshë
8
Trangulli
9
Shalqini
10
Pjepni
11
Lakra
12
Lulelakra
13
Spinaqi
14
Marulla (sallata)
15
Pangjari
16
Magdanozi
17
Preshi
18
Qepa
19
Rrepka
20
Hudhra
21
Fasulja
22
Bizelja
23
Karota
Periudha e aplikimit:
Aplikimi zgjatë 30 ditë kalendarike dhe fillon prej momentit të thirrjes për aplikim.
Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi përmes programit sLPIS.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë fermerët fillimisht, gjatë aplikimit janë të obliguar të plotësojnë formularin për regjistrim në Regjistrin e fermerëve, i cili është parakusht për përfitimin e mbështetjes.
· Gjatë procedurës së kontrollit, në rast të gjetjes së shkeljeve do të aplikohen masa ndëshkimore, duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ MBPZHR Nr.02/2014 për Pagesat Direkte në Bujqësi për vitin 2014.
Sqarim:
· Dokumentacioni për aplikim duhet të dorëzohet në dy kopje dhe brenda periudhës së aplikimit. Dorëzimi i dokumentacionit pas përfundimit të afatit të publikuar, nuk do të pranohet për shqyrtim.
· Pasi që disa prej kulturave perimore që do të subvencionohen (lakra e vonshme, lulelakra, trangulli – kornishoni, sallata e vonshme dhe spinaqi) mbillen dhe kultivohen në gjysmën e dytë të vitit, për këtë arsye kontrolli në terren nga inspektorët e AZHB-së për këto pesë kultura perimore do të realizohet në gjysmën e dytë të vitit. Por, aplikimi nga ana e fermerëve duhet të bëhet tani edhe për këto pesë kultura perimore.
· Realizimi i pagesave për fermerët përfitues të subvencionit do të behet me maksimum tri (3) këste.