Ndër të tjera gjatë takimit z.Biffar theksoi se:” Shpresoj që vizita jonë do të jetë hapi i parë për vendosjen e bashkëpunimit të suksesëshëm dhe afatgjatë.Ju do ta keni përkrahjen tonë të plotë në vazhdimësi dhe besojmë në përkushtimin tuaj për punë të suksesshme’’.
Nga ana tjetër kryetari Spasiç shprehu kënaqësinë për vizitën e përfaqësuesit të lartë të OSBE -së duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim të gjerë dhe afatgjatë me këtë organizatë.
"Do të bëjmë çmos që të përparojmë dhe të respektojmë ligjet dhe të drejtat e njeriut në komunën tonë multietnike, dhe në këtë mënyrë do të kemi bashkëpunim të ngushtë me përfasuesit e misionit tuaj’’ përfundoi Spasiç.
Të pranishmit gjithashtu u dakorduan që komuna Kllokotit të siguroj një hapësirë zyrtarëve të OSBE-së në objektin e ri të kësaj komune kur ai te jete gati dhe funkcional per pune te administrates.
Drejtori regjional i OSBE –së z.Ulrich Biffar dje ka vizituar komunën e Kllokotit, ai i është pritur nga kryetari i komunës së Kllokotit z.Sreçko Spasiç dhe nënkryetari për kumunitete i kësaj komune z.Hasan Rashiti. Biffar ka uruar kryetarin z.Spasiç dhe nënkryetarin për komunitete z.Rashiti për pozitat e tyre, njëkohësisht ju ka dëshiruar suksese në punë.