– Sipas njoftimit, që ka dhënë komandanti i SP në Kllokot togeri Boban Todoroviq, akti i rrënimit është kryer midis orës 17 dhe 18 të mbrëmjës te dielen kur policia ka vrejtuar demtimet këtë veprim vandal. E që nga ora 18 e ditës së djeshme policia non stop qëndron në dhe gjithashtu po e bëjnë hetimin e ngjarjes.
Kreu i Komunës së re të Kllokotit, Sasha Mirkoviq, pasi ka denuar ashper kete akt vandal , deklaroi se është i shokuar me këtë akt vandal dhe ka kërkuar që sa më parë të zbulohën akterët e kësaj ngjarjeje .
Po sot në Kllokot në institucionet komunale, ka qëndruar edhe Slobodan Petroviq, Zv/kryeministër i Kosovës dhe Ministër i Ministrisë së Administratës Lokale të Kosovës i cili së bashku me kryetarin e komunës Sasha Mirkoviq, dhe autoritete komunale kanë mbajtur edhe një takim me një grup të qytetarëve të Klokotit, ku kanë dënuar këtë akt dhe kanë kërkuar që sa më parë të zbulohën akterët e këtij akti të shëmtuar. Ministri Petroviq dhe kreu i komunws sw Kllokotit ka vizituar edhe varrezat e Kllokotit dhe nga afër ka parë edhe permendorët e dëmtuara .
Persona ende të panjohur mbremjën e se dieles rreth orës 18,00 sipas njoftimeve që ka dhënë policia në varrezat ortodokse serbe në Kllokot kanë rrënuar 27 përmendore mbi varreza, ka njoftuar Policia e Kosovës e komunës së Kllokotit.