Kllokot, 10.12.2025.
Sot në Komunën e Kllokotit është konsoliduar drejtimi i ri institucional. Kryetari i sapozgjedhur, z. Bozhidar Dejanoviq, ka dhënë betimin dhe ka marrë zyrtarisht detyrën, duke shënuar fillimin e mandatit të tij në ushtrimin e përgjegjësive ekzekutive dhe në shërbim të interesit publik. Seanca ka filluar në orën 10:00 dhe është udhëhequr nga Asambleisti me vjetër, z. Naser Shabani, ndërsa në të kanë marrë pjesë gjithsej 14 asambleistë, ndersa kamfidatit i 15 donte jep betimkn ne senacen e adhshme.
Në të njëjtën seancë inauguruese, anëtarët e rinj të Asamblesë Komunale kanë dhënë betimin, duke marrë përsipër mandatet e tyre përfaqësuese me obligimin për të vepruar me integritet, transparencë dhe profesionalizëm. Pas betimit, kryetari z. Bozhidar Dejanoviq mbajti një fjalim të shkurtër, ku paraqiti prioritetet dhe vizionin e tij për mandatin e ri.
Ky moment shënon një fazë të re për Komunën e Kllokotit, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërmjet ekzekutivit dhe legjislativit lokal, vendimmarrje të përgjegjshme dhe zbatim të rreptë të parimeve ligjore e etike. Me strukturat e reja të zgjedhura, priten hapa konkretë drejt forcimit të administrimit lokal, rritjes së efikasitetit institucional dhe adresimit të nevojave të qytetarëve në mënyrë të balancuar dhe të drejtë.
Urojmë që ky fillim i ri të karakterizohet nga vizion i qartë zhvillimor, kulturë llogaridhënieje dhe përkushtim i pandërprerë për të mirën e përbashkët. Komuna e Kllokotit meriton qeverisje profesionale, transparente dhe të orientuar drejt progresit të qëndrueshëm për të gjithë komunitetin.