Në stacionin policor të Kllokotit u mbajt një takim koordinues mes përfaqësuesve të Policisë së Kosovës dhe drejtorëve të shkollave të komunës, me qëllim diskutimin e gjendjes së sigurisë në institucionet arsimore.
Nga stacioni policor morën pjesë komandanti Petar Sakiç, shefi i hetimeve Zoran Mirkoviq dhe Mehmet Pira nga njësia e sektorit të Stacionit të Kllokotit. Nga ana e arsimit, takimit i pritën pjesë drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Lubomir Przic, drejtoresha e Shkollës Fillore “ Gjon Serreqi” Mogillë Afrora Rexhepi si dhe drejtues të shkollave të tjera në komunë.
Gjatë takimit u diskutuan çështje lidhur me sigurinë në shkolla, me fokus në masat parandaluese dhe bashkëpunimin mes policisë dhe institucioneve arsimore. Pas analizimit të situatës, u konstatua se gjendja e sigurisë në shkollat e komunës së Kllokotit është e rregullt dhe nuk ka shqetësime të veçanta.
Ky takim thekson rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Policisë dhe institucioneve arsimore për të garantuar një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor.