Komuna e Kllokotit për herë të dytë në një konkurencë mjaftë të fortë në mes të komunave të Kosovës është shpërblyër me mjete financiare për vitin 2012 në një shumë prej 45 mijë dollar nga USAID-I Programi Demi për komunat efektive dhe demokratike mjete këto të ndara nga Fondi Stimulues, ka bërë të ditur Nenad Taliq, njëri nga Koordinatorët e programit DEM-I .
Kllokoti është shpërblyer për realizim të suksesëshëm te këtij program për komunat trotuare dhe ndriçim publik: këto janë vetëm disa prej llojeve të projekteve që komunat fituese në ceremoninë e sotme të shpërblimeve nga Fondi Stimulues mund t’i realizojnë për të përmirësuar cilësinë e jetesës për qytetarët.
Fondi Stimulues, i bashkorganizuar nga USAID-i dhe MAPL-ja, i vlerësuan komunat për arritjen e tyre në ofrimin e shërbimeve dhe përkushtimin për mirëqenien e qytetarëve të tyre.
Shpërblimet u ndanë në tri kategori specifike: Shërbime Administrative; Parqe, Sheshe dhe Grumbullimi i Mbeturinave; dhe komuna jonë është shpërblyer për Ndriçim Publik, Rrugë dhe Trotuare. Pas një procesi garues, u ndanë tetë shpërblime për tetë komuna, që arrin shumën prej $360,000. USAID-i kontribuoi me $270,000 dhe MAPL-ja me $90,000.
Ky është rundi i tretë dhe final i Fondit Stimulues i cili është paraparë për të shpërblyer performancën e mirë në qeverisje lokale dhe është i hapur për të gjitha komunat. Këto fonde frymëzojnë novacion, përkushtim për performancë dhe rezultate dhe përgjegjshmëri ndaj shqetësimeve më të gjera të komunitetit.
Fondi Stimulues ofron një resurs për të tejkaluar kufizimet kritike për të arritur objektivat e programit si dhe për të grumbulluar para për të filluar iniciativa premtuese.
Ndërkaq,kryetari I komunës Sasha Mirkoviq,pasi falenderon USAID-in për këtë shpërblim që për komunën tonë është I një rëndësie të vacant, shprehet se mjetet e ndara nga ky Fond stimulus do të investohën në projektet që janë prioritare për banorët e kësaj komune.
Komuna e Kllokotit për herë të dytë në një konkurencë mjaftë të fortë në mes të komunave të Kosovës është shpërblyër me mjete financiare për vitin 2012 në një shumë prej 45 mijë dollare nga USAID-I Programi Demi për komunat efektive dhe demokratike mjete këto të ndara nga Fondi Stimulues.