– Punëtoria ka qene organizuar për drejtorët e të gjitha drejtorive të komunës së Kllokot-Vrbovcit, kryesuesin e Kuvendit, si dhe zyrtarët e drejtorive. Qëllimi i kësaj punëtorie ka qen që të sqarohet vetë koncepti i përgjegjshëm i buxhetit gjinor dhe të gjendet mënyra që kjo praktikë të aplikohet në komunë në vitin 2013-të.
Buxheti i përgjegjshëm gjinor ( BPGJ) është aplikimi i analizës gjinore në buxhetet publike , gjegjësisht rishikimi i zotimit të mjeteve buxhetore në jetën e grave dhe meshkujve në bashkësinë lokale. Nuk bëhet fjalë për buxhete të posaçme për gra dhe burra, por mbi atë se ndarja ekzistuese e mjeteve a u përgjigjet nevojave të grave dhe meshkujve në një bashkësi.
Buxheti i përgjegjshëm gjinor është një qasje strategjike e cila përmes të zotimit të mjeteve për zbatim të masave politike dhe programit mundet të avancojë barazinë gjinore dhe të arrijë potencialin e shumëfishtë të grave dhe burrave në dobi të zhvillimit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së përgjithshme.
Të pranishmit në punëtori me punë në grupe, kanë pasur mundësinë të japin propozimet e tyre dhe të paraqesin prioritetet e tyre të rëndësishme për vendosjen e barazisë gjinore në sistemin e shëndetësisë, arsimit, bujqësisë, si dhe në sistemin e sherbimeve publike
Në organizim të Helvetas Swiss Intercooperation projekt i LOGOS-it dhe komunes se Kllokotit, dje në sallen e “Radio Kllokotit” ne Kllokot është mbajtur punëtori për buxhetin gjinor të përgjegjshëm.