Në Mogillë USAID-i hapi Qendrën për aftësim profesional
22/03/2013 00:00
“Nxënësit e shkollës “Gjon Serreci’ të Mogillës si dhe komuna jonë, mund të krenohën se janë në mesin e 20 komunave të Kosovës që kanë përfituar këtë Qendër për aftësim dhe ngritje profesionale në kuadër të së ciles është e paisur edhe “Klasa e shekulllit 21” të cilin projekt e ka financuar populli amerikan përmes USAID-it –programi për arsimin fillor” ka thënë kryetari i komunës Sasha Mirkoviq.
Kurse Chrisofer Edward u.d. udhëheqesit të misionit USAID/Kosova , theksoi se dobi nga kjo qendër do të kenë si nxënësit ashtu edhe arsimtarët si dhe vetqeverisja lokale e Kllokotit.
Kurse Fatmir Hetemi,drejtor i shkollës së Mogillës, është shprehur i kënaqur me shërbimet që do të kryhën në këtë qendër duke konstatuar se të njejtën bashkarisht do të shfrytzojnë nxënësit shqiptar dhe serb por edhe tërë komuna e Kllokotit.
Kurse Moma Stojkoviq, drejtor i Arsimit I komunës, ka thënë se me hapjën e kësaj qendre sigurisht se edhe do të përmirësohët kualiteti i edukimit në shkollat e komunës së Kllokotit.
Ndryshe, Programi i USAID-it për arsimim fillore për këtë qendër ka siguruar inventarin dhe komplet paisjet kompjuterike, kino projektorët dhe si dhe paisjet tjera kurse “Klasa e shekullit të 21” është paisur me teknologji moderne ,dhe paisje tjeter, siç jane elektronika e kompletuar,robotika, etj
Kllokot,22 mars 2013 – Nxënsit e Shkollës filllore”Gjon Serreçi” të fshatit Mogilllë të komunës së Kllokotit, në kuadër të shkollës së tyre kanë përfituar një Qendër për aftësim professional, projekt ky i financuar nga USAID-I amerikan.
Në ceremonin e zbullimit të pllakes, ishin prezent ushtruesi i detyrës së misionit të USAID/ Kosova z.Christofer Edvards , kryetari I komunës së Kllokotit Sasha Mirkoviq si dhe udhëheqë komunal e qytetarë të këtij lokaliteti