Ndihma juridike falas është shumë e nevojshme, duke pasur parasysh nivelin e varfërisë në Kosovë, dhe kjo zyrë do të jetë në shërbim të gjithë atyre qytetarëve, të cilët nuk kanë mundësi materiale për qasje në ndihma profesionale juridike.
Kështu tani e tutje të gjithë qytetarët e Komunës së Kllokotit,do të kenë qasje në Zyrën për Ndihmë Juridike Falas, falë programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Agjencinë kosovare për Ndihmë Juridike Falas.
Kjo zyrë do të jetë në shërbim të gjithë atyre qytetarëve të cilët nuk kanë mundësi materiale për qasje në ndihma profesionale juridike e në këtë zyre janë të gatshëm që tu dalin në ndihmë qytetarëve tre zyrtar sa janë caktuar nga AKNJF, e që për momenti9n punojnë një ditë në javë/të enjteve/ për shkak të mungësës së hapsirës së nevojshme për punë. – Në Kllokot është hapur për herë të parë Zyra për ndihma juridike falas për qytetarët.Ky projekt është projekt i UNDP-së ndërsa kjo Zyre është hapur nga Agjencioni kosovar për ndihma juridike falas për qytetarët të cilët I plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara