Ministri për kthim dhe Komunitete i Kosovës , Dalibor Jevtiq , gjatë vizitës që i bëri Komunës së Kllokotit , ka shprehur mospajtimin me deklaratat e Kryeministrit serb , Ivica Daciq, për serbët që janë në institucionet e Kosovës.Daqiqi ditë më parë i ka quajtur ata , serbë të Thaqit. Jevtiq ka thënë se deklarata e Daqiqit është vetëm edhe një nga deklaratat që shpesh e përdor në opinionin publik.Kjo deklaratë nuk përkon me angazhimet që serbët janë duke bërë në institucionet e Kosovës.
”Nuk ekzistojnë serbë të Thaqit , por ata janë serbë që më herët kanë marrë përgjegjësi për proceset në Kosovë dhe që kanë kuptuar më herët se disa të tjerë se problemet zgjidhen me dialog, ka thënë Jevtiq, duke potencuar se nëse serbët që më herët ishin të angazhuar në institucionet e Kosovës janë serbë të Thaqit, atëherë edhe ata që sot po bisedojnë në Bruksel janë serbë të Thaqit.Jevtiq gjatë kësaj vizitë ka diskutuar dhe madje edhe është nënshkruar një memorandum bashkpunimi për projektin e e rregullimit të rrugës në Gërqarë , duke theksuar se ky projekt do të jetë hapi i parë i bashkëpunimit mes Ministrisë dhe Komunës së Kllokotit
.E Sasha Mirkoviq” , ka thënë se edhe pse komuna nuk ka pasur shumë serbë të shpërngulur dhe të kthyer , me ministrit ka biseduar rreth mundësisë që atyre familjeve që janë të rrezikuara dhe që kanë nevojë për ndihmë t u ofrohet mbështetje institucionale.Gjatë vizitës janë vizituar edhe disa nga familjet skamnore në këtë komunë në Mogillë dhe Gërqar.
Ne kuadër të vizitave që po u bënë disa komunave të Rajonit të Anamoravës të premten me 24 maj 2013 ministri për Kthim dhe komunitete Dalobor Jevtiq, ka qëndruar edhe në Kllokot ku është takuar me kryetarin e Komunës së Kllokotit z.Sasha Mirkoviq me bashkëpunëtorët. I cili e ka njoftuar ministrim me rrjedhat dhe funkcionimin e kësaj komune .