Projekti për Ngritjen e Kapaciteteve CDF (Capacity Development Facility), qëllim kryesor ka mbështetjen e institucioneve publike të Kosovës në nivel qendror, komunal, si dhe agjencitë qeveritare në fuqizimin e institucioneve demokratike të vendit.
Projekti CDF zbatohet që nga viti 2004 nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Ambasada e Mbretërisë se Norvegjisë në Kosovë ka qenë dhe mbetet donatori më i rëndësishëm i këtij projekti.
Komuna e Kllokot-Vërbovcit, tashmë bashkëpunon dhe ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me CDF duke angazhuar ekspertin Z. Flamur Zeqiri si Këshilltar te CDF-se në Komune.
Kryetari Komunës, ne ketë takim theksoi rendësin e këtij bashkëpunimi dhe veçanërisht angazhimin e këshilltarit Z. Zeqiri ne Komune. "Përmes Z. Zeqiri, kabineti im, të gjitha drejtorit komunale dhe zyret profesionale janë duke përfituar ne aspektin e marrjes se këshillimeve profesionale, ekspertizës, udhëzimeve adekuate dhe praktikave te mira te cilat janë duke ndikuar pozitivisht ne zhvillimin e burimeve njerëzore, arritjen e objektivave komunale, efikasitetin e punës dhe shërbime cilësore komunale" theksoi Kryetari Mirkovic.
Sipas tij, Komuna e Kllokot- Vërbovci është themeluar dhe funksionalizuar me procesin e decentralizimit. Ne ketë kontekst, komuna është ne konsolidim institucional, qe rezulton ne vazhdimësinë e përkrahjes dhe bashkëpunimit profesional me organizata te ndryshme dhe veçanërisht me CDF-in i cili për synim ka ndërtimin e njohurive dhe aftësive te resurseve njerëzore.
Z. Ilazi, theksoi se projekti i CDF do ta mbështes Komunën e Kllokotit në forcimin e institucioneve demokratike dhe përmirësimin e administratës publike nëpërmjet futjes ne përdorim të koncepteve moderne të menaxhimit dhe zhvillimit të njohurive te stafit. "Përmes angazhimit te Z. Zeqiri, do te identifikohen nevojat institucionale dhe me pas do te ofrohen shërbime këshilluese për menaxheret e lart dhe te mesëm ne shërbimin civil, qe do te ndikojnë ne përmirësimin ne menaxhim, ndërtimin e kapaciteteve, shfrytëzimi ne mënyre efektive i burimeve njerëzore, ndërtimin e kulturës se integritetit, transparencës dhe llogaridhënies" theksoi Z. Ilazi.
Te dy palët ranë dakord për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ne te ardhmen.
Me date 29 gusht 2013, Kryetari i Komunës se Kllokot- Verbovcit Z. Sasa Mirkovicq, ka pritur ne lokalet e komunës, përfaqësuesit e zyrës se CDF ( Projekti për Ngritjen e Kapaciteteve ), Menaxherin e Projektit Z. Ramadan Ilazi, dhe Znj. Eleonora Kelmendi Zyrtare e lart ne zyrën CDF- Prishtine.