Kryetari Spasiq, pasi i falënderoi për vizitën, uroi ushtarakët e KFOR-it për misionin e tyre në Kosovë. “Bashkëpunimi i im me KFOR-in, ka qenë gjithmonë i mirë dhe i tillë do të vazhdoj të mbetet.
Shprehi falënderime policisë, së Kosovës, KFOR-it dhe gjithë mekanizmave që i kontribuojnë gjendjes stabile të sigurisë në komunën tonë ”, tha mes tjerash Spasiq dhe vlerësoi lartë punën e KFOR-it në Kosovë, si dhe bashkëpunimin me njësinë e KFOR-it, LMT në Kllokot.
Po ashtu kryetari e njoftoi ushtarakun turk me rrjedhat e përgjithshme në komunën e Kllokotit, si dhe me problemet me të cilat përballet kjo komunëNga ana tjetër, koloneli turk, Topaloğlu, e uroi kryetarin Spasiq, për postin e të parit të komunës, duke i dëshiruar suksese në punë.
Kryetari i Komunës së Kllokotit Sreqko Spasiq,, ka pritur të premtën më 7 mars 2014 komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal të Jugut (JRD) të KFOR-it, kolonelin Zorlu Topaloğlu, në një takim me karakter njohës, ku është biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e sigurisë, si dhe për aspekte tjera të përgjithshme.