Të nderuar qytetarë të komunës së Kllokot-Vërbovcit
Kuvendi Komunal cakton seancën e parë të jashtëzakonshme me datën 06.10.2016 e cila do të mbahet në sallën e Kuvendit në Kllokot duke filluar në orën 11:00. Do të shqyrtohet vetëm një pikë e rendit të ditës e cila është e rëndësishme për komunën dhe qytetarët e saj e ajo është:
1. Propozim –vendimi mbi aprovimin e buxhetit komunal për vitin 2017
Të hjithë qytetarët e interesuar mund të marrin pjesë në seancën e Kuvendit sepse është e hapur për publikun.