ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
11 qershor 2017
Periudha e Shërbimit të Votuesve
Fillon më 20 maj dhe përfundon më 28 maj 2017
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017.
Votuesit do të kenë mundësi të informohen dhe t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në lidhje me Qendrën e tyre të Votimit në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e tyre, ose në ueb-faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org
Qytetarët mund t’i drejtohen Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, i cili do t’u ofrojë përgjigje në pyetjet si:
· A kam të drejtë të votoj?
Ju keni të drejtë të votoni nëse jeni të regjistruar në Regjistrin Civil dhe jeni nga mosha 18-vjeçarenë ditën e votimit më 11 qershor 2017.
· Ku duhet të votoj?
Vizitoni Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj, ose ueb-faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org për tu informuar se në cilën Qendër të Votimit Ju mund të votoni.
· Si ta ndryshoj Qendrën e Votimit?
Për të ndryshuar Qendrën e Votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mundëson ndryshimin e qendrës së votimit përmes aplikacionit online, që është vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org ku në anën e djathtë klikoni në linkun “Ku do të votosh?”.
Aplikacioni online ju mundëson informacione se në cilën Qendër të Votimit jeni caktuar të votoni dhe gjithashtu ju mundëson ndërrimin e qendrës së votimit.
Periudha e Shërbimit të Votuesve
Fillon më 20 maj dhe përfundon më 28 maj 2017 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017.